Nga Saimir Blloku
Tymnaja e organizuar në media për lirinë e tyre, është makiazh që i ka dal boja prej kohësh, është një diskutim ku ato që ftohen nëpër studio Televizioni, bëjnë po ashtu edhe viktimën e ozurpuesin. Ishin këto që i vunë çmimin vetes, e po ashtu tregut mediatikë. Pra, në kuzhinat e tyre u gatua çorba që u servir për gjithë këto vite si ushqim por, edhe si kërbac në të shumtën e rasteve. E megjithatë sfumatura e ngjarjes nuk vonoi, jo për fajin e tyre, se sa për eventin e betimit të presidentit të SHBA-së.
Po kësaj radhe s’kishte si të mungonte gara se kush donte më shumë Trump-in, edhe pse një pjesë e tyre mezi e ngasin anglishten. Janë të rralla këto raste që e sheh kapadain tonë se si marrin poza e se si kënaqësia dallohej lehtë në shikimet e tyre. Disa e kishin me arsye, e disa e kishin nga halli. Por, një gjë është e sigurt, ishin të detyruar të shkonin sepse duhej se në fund të fundit dashuria ka nevojë për veprim.
E më i denjë për këtë dashuri ishte Ilir Meta. Ai i cili këtë mandat vetëm se e ka promovuar atë.
E për të thënë të drejtën deri tani ai kishte pozën më të bukur, së bashku me Petrit Vasilin si cift.
Ndonëse i anatemuar së fundmi, si shkaku se perse kërkohej me shumë ngulm Reforma në Drejtësi është ky njeri i cili shkon në baçen e “Shtëpisë së Bardhë” dhe bën karshillëk. Besoj se dhe Trumpi do e ketë vënë re.
Por nuk ishte e vetmja pozë në të gjithë arenën e shkrepjeve të aparateve dhe dritave të blicave.
Ishte edhe ajo e opozitës të cilën deri diku e meritonin sepse s’kishin folur keq për Trump-in madje e kishin parashikuar dhe kjo qëlloj të ishte një ogur i mirë për vizionin largë pamës të kryetarit të opozitës. I cili per hir të së vertetës është më fotozheniku i politikës shqiptare, e si per ta plotësuar këtë ishte po kështu politikani më tërheqës i përzgjedhur nga një sondazh i bërë në emisionin e Çanit të premten mbrëma.
Po kryeminstri ynë cdo jet duke menduar për këtë, apo do mjaftohet me ambasadorin LU.
A do mjaftoj shqipja LU-së e Folur aq mirë e shpejt për të bindur politikën e jashtme amerikane per devotshmërin e tij.
A do e mari vesh trumpi se cfarë nënkuptonte kryeministri jonë me opinonet e shprehura gjatë fushatës së tij elektorale.
Unë them mos e çani kokën, sepse ju as ju pyet njeri as pyesni njeri.
Por do ju thoja: “O çuna s’keni pse harxhoheni deri në Amerikë për të kërkuar zgjidhje, ata na e sollën zgjidhjen dhe ju u tallet.
T
ë shohim se sa do ju begenisi Trump-i, i cili është mjeshter i fjalës e “talljes”.
Diskutime rreth kësaj post