Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa ka tërhequr vëmendjen e të gjithë mediave me veprimet e tij gjatë kohës që ka zhvilluar takim me kryeministrin e Indisë Narendra Modi.
Në momentin që Sousa ka shtrënguar duart me kryeministrin indian, bëri që veprimi i tij të shihej nga mijëra njerëz nëpër botë dhe të komentohej për gjestin qesharak.
Ai shihet në video që i jep dorën fuqishëm për më shumë se një minutë, duke ia shkundur fort e nuk ia lëshonte.
Ndërkohë që De Sousa nuk ndalon së shkunduri dorën, lart e poshtë, Modi duron deri në fund.
Ky nuk është rasti i parë që kryeministri portugez bën xhiron e rrjetit për veprime të tilla të çuditshme, pasi edhe në vitin 2018 kur u prit në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë i tërhoqi fort dorën presidentit Trump sapo doli nga makina, sa desh e rrëzoi para derës ku ai po e priste.
VIDEO:
WATCH: #Portuguese leader puts India’s PM #Modi to the test with his unconventional greeting 💪🤝
MORE: https://t.co/Vj8HdOXWN3 pic.twitter.com/UPf8GjdxjE
— RT (@RT_com) February 17, 2020
Diskutime rreth kësaj post