Ashtu sikur nënat që sakrifikojnë gjëra gjatë jetës së tyre vetëm për ti përmbushur kërkesat e fëmijës së saj, njashtu edhe trupi i nënave ndan (sakrifikon) materiet ushqyese esenciale për të ofruar shendet dhe rritje të foshnjës së sajë.
Fatkeqësisht, dietat për shtatzëna janë shpesh shumë të mangëta nga aspekti ushqyeshmëris saqë edhe sakfrifica nuk garanton ushqim adekuat për foshnjë e palindur. Fatmirisisht, janë disa këshilla që nëse iu përmbaheni gjatë shtatzenise, ndihmojnë që si nëna ashtu edhe foshnja të mbesin të shendetshem dhe vital!
Më poshtë keni listën e Dr. Teitelbaum që të siguroni një shtatzeni të shendetshme. Përfshine rekomandim në ushqim, vitamina, minerale dhe këshilla tjerë të zakonshëm që mund të ju shpien të keni dhe të kaloni një shtatzani më të lumtur, shendetshme dhe vitale.
Zink
Sasia e pamjaftueshme e zinkut është mungesa më problematike në shtatzeni. Zink është i domosdoshëm për dy arsye: rritje normale dhe për zhvillim të shendetshem të sistemit imunitar të foshnjës. Studimet sugjerojnë se sasia e pamjaftueshme e zinkut ndoshta shkakton edhe mangësinë e sistemit imunitar në gjeneratat e ardhshme. Sigurohu të marrësh 15 miligram në ditë në dietën tuaj, që mund të sigurohet nga ushqimet me shume protein si mishi dhe fasule.[wp-like-locker]
Acid Folik
Është e domosdoshme të marrësh acid folik si para shtatzenis ashtu edhe gjate shtatzenise që të ndihmosh të sigurosh zhvillimin dhe të parandalosh defektet e lindjes. Acidi folik eshte prezent në perimet me gjethe të gjelbra. Grat duhet marrin së paku 400 deri 800 IU (Njësi Ndërkombëtare) ne ditë.
Magnezi
Mungesa e magnezit është rutinë në diten (menyrën e ushqimit) të sotëm dhe se mund të rris mundësinë e shtypjes se larte te gjakut dhe krizës gjatë shtatzenise, një gjendje që ndryshe njihet si eclampia. Për të parandaluar këtë merr 200 miligram magnez. Dritherat e plota, perimet me gjethe gjelbera sikur edhe arrat janë burim i mirë i magnezit. Me marrjen e sasis së mjaftueshme të magnezit ndihmon që gjithashtu të zvogëloni gerqet e këmbëve si dhe kapsllekun që shpeshë përjetohet gjatë shtatzenise. Përveç tjerash magnezi është vital edhe për 300 funksione tjera të trupit dhe në mënyrë të përgjithshme ndihmon që ju të ndiheni shumë më e shendetshme.
Vitaminat B
Këto janë të domosdoshme për energji, kthjelltësi mendore dhe për parandalim të depresionit. Vitaminat B gjithashtu janë zbuluar të përmirësojnë komplikimet e lidhura me shtatzëni sikur diabeti gestational. Shendeti i atyre grave që vuajn nga ky llojë diabeti mund të përmirësohet dukshëm me marrjen e 200 miligram të Vitamines B6, por ju lutem mos harroni se VETËM nenat që zhvillojnë diabet gestational gjatë shtatzenise duhet të marrin këtë sasi të lartë të vitaminave B dhe se duhet ta zvogëlojnë nivelin e konsumit në 100 miligram në ditë në muajin e fundit të shtatzenise. E sa për të gjitha ato tjerat që shpejte do bëhen nëna, merrni rreth 25 deri 50 miligram në ditë të Vitaminave dhe më shumë vitamin B12 për funksion normal nervor.
Vaji i Peshkut
Truri i njeriut është i bërë kryesisht nga DHA, një acid yndyror esencial që gjendet në peshk. Ndoshta për shkak të kësaj është ajo thënja e moçme ‘peshku është ushqim i trurit’. Sidoqoftë, mangësia e DHAs është e zakonshme dhe se është kritike që grat shtatzena të marrin sasin e mjaftueshme të vajit të peshkut kështu që foshnja e tyre mund të zhvilloj inde të shëndetshme dhe optimale të trurit. DHA gjithashtu mund të zvogëloj depresionin pas lindjes. Fatkeqësisht administrate amerikane e ushqimit dhe barnave ka brenga për shkak të niveleve të larta të merkurit që gjithashtu gjinden në po të njëjtit peshq (peshku salmon dhe peshku ton), këta dy kanë nivelet më të larta të këtyre vajrave. Kështu që bëni kujdes që mos ta teproni me vaj peshku.
Kalciumi
Grat shatzena duhet që të marrin 1500 miligram kalcium në ditë plus 400 deri 600 njësi të vitaminës D. Më së miri është që të merrni kalciumin gjatë natës (ndihmon gjumin) në formë të lëngshme, pluhurit apo edhe përtypëse. Shumica e tabletave të kalciumit janë thjeshtë shkumës dhe nuk zbërthehen mirë në stomak, dhe kështu nuk absorbohen si duhet. Secila gotë e qumështit përmbanë rreth 400 miligram kalcium.
Hekur
Rreth 18 deri 36 miligram te hekurit në ditë është i dobishëm. Interesant mund të duket por mungesa e hekurit nganjëherë mund të shkaktoj infertilitetin. Kurse grat shtatzena që nuk marrin mjaftë hekur janë në rrezik për anemi, plogështi, memorie të dobët dhe funksion të zvogëluar imunitetit.
Uje
Sigurohu që të pish shumë ujë. Kur je shtatzene, vëllimi i gjakut mund të rritet për 30 përqind dhe se është shumë e lehtë të dehidratohesh. Nëse goja apo buzët të janë thar, pi ujë më shumë! Kripa e mjaftueshme është gjithashtu e dobishme që të parandalosh dehidrimi (më pakë nëse ke probleme me mbajtjen e lëngjeve).
Kontrollo Tiroidet
Miliona gra kanë hipotiroidizëm të pa diagnostikuar, që është përgjegjës për 6% të dështimeve dhe se është i lidhur më paaftësitë në të mësuar kur fëmija lind. Trajtimi i tiroidit është si i sigurt ashtu edhe i lehtë gjatë shtatzenise. Sa më heret që trajtohet aq më mirë. Në momentin që kupton se je shatzene apo po provon të ngelesh shtatzene, bej analiza gjaku per TSH për të shikuar tiroidin tuaj. Shumica e mjekëve akoma nuk e dinë se TSH duhet të jetë ndër 3 përndryshe juve ju duhet trajtimi, kështu që shikoj rezultatet vetë.
Gjërat Që Duhet Shmangur
Disa vërejtje për gra shtatzena: mos merr më shumë se 8000 njësi të vitamines A në ditë. Dhe mos merr pjese në çka do që ngrit temperaturën e trupit tuaj lartë (vaskë të nxehta, saunat apo dhomat me avuj). Këto janë implikuar si të mundshme në rritjen e rrëzikut për defekte në lindje. Shumica e grave shtatzena janë, natyrisht, gjithashtu të vetëdijshme se duhani, droga dhe alkooli duhet të shmangen gjatë shtatzenise. Ushtrimet, në anën tjetër, janë parë të jenë shumë të dobishme dhe kanë rezultuar në foshnja dhe nëna të shëndetshme. /Shërohu.com
Diskutime rreth kësaj post