Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi pak kohë më parë deklaroi se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë në zonën e Tiranës dhe për këtë kishte mjaft arsye.
“E sigurta është që unë do kandidoj dhe më e natyrshme është që unë do kandidoj në Tiranë për shumë arsye, edhe për vendlindjen time dhe për karrierën politike që kam pasur, por kjo është diçka që do ta vendosin organet dhe strukturat e posaçme.”, shprehej Patozi.
Jo vetëm kaq por në disa intervista ka deklaruar se po sheh mundësinë që në këto zgjedhje të vijë në koalicion me partinë e re të Jozefina Topallit.
Ndërkohë pak çaste më parë, Patozi teksa ka prezantuar informaticienin e ri që do i bashkohet partisë së tij, paralajmëron një ndryshim të fortë politik në Shqipëri.
“Me Juel Velon, informaticienin e ri, që i bashkohet projektit tonë për një ndryshim të fortë politik në Shqipëri.”, shkruan Patozi.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post