Prej disa kohësh kanë nisur xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, që do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Rolin kryesor e kanë dyshja më e famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari. Fituesi i “Big Brother VIP 2” është kthyer në Shqipëri pas koncerteve që mbajti në Londër, e mesa duket ka udhëtuar menjëherë drejt Korçës, aty ku po bëhen xhirimet.
Ditën e sotme, këngëtari i njohur ka publikuar një fotografi ku shfaqet me disa persona në tryezë. Në mesin e tyre ishte edhe partnerja e tij, Kiara Tito.
“Muaj mjalti në Korçë”, shkruan me humor Luizi në postimin e tij në “Instastory”, duke treguar se moderatorja e shoqëron në xhirimet e filmit.
Kujtojmë se pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, Luizi dhe Kiara kanë qenë mjaft të angazhuar me projektet e tyre dhe nuk kanë arritur që të bëjnë një muaj mjalti. Madje për shkak të koncerteve të Ejllit dhe punës së Titos, ato kanë qëndruar për disa kohë larg njëri-tjetrit.
Diskutime rreth kësaj post