Postimi i fundit i Klea Hutës nuk ka të bëjë aspak me të birin, Kridi apo partneri i saj, Elgit Doda. Ajo ka uruar Ledian, motrën e saj për ditëlindje krahas një videoje me disa nga momentet më të këndshme bashkë. Përmes rreshtave, Klea vë në pah rëndësinë që ka Ledia në jetën e saj.
“Urime sot shkojnë të gjitha për ty. Për ty që bën për këdo. Për ty që nuk përton dhe kur nuk ke fuqi. Për ty që do t’i shohësh të gjithë mirë. Për ty që fjala “dashuri pa kushte” merr kuptim. Për ty që e mban Krid më mirë se unë. Për motrën më të mirë që mund të ëndërroja, drejtoreshën, menaxheren më të mirë që mund të kisha. Krahu im i djathtë, princesha ime e vogël, e madhe që m’u rrite. Të gëzoftë shpirti gjithmonë, jeta motrës. Të dua sa jetën time. Edhe 100″, shkruan Klea.
Diskutime rreth kësaj post