Kjo është hera e tretë me radhë që Zvicra renditet e para në Shtetet më të mira në botë.
Për herë të tretë me radhë, Zvicra konsiderohet si shteti më i mirë në botë. Zvicra mban pozicionin e saj të përgjithshëm në vendin e parë, sipas një raporti mbarëbotëror të më shumë se 20 mijë njerëzve, shkruajnë mediat zvicerane.
Për vitin 2019, Japonia tashmë ndodhet në vendin e dytë, derisa pasohet nga Kanadaja, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar që janë në pesë vendet e para, shkruan albinfo.ch.
Më pas në renditje janë Suedia, Australia, Shtetet e Bashkuara, Norvegjia dhe Franca.
Kjo renditje është bërë nga shërbimi dixhital i lajmeve “US News & World Report”, kompania e marketingut Y & R dhe Shkolla Wharton, një shkollë biznesi në Universitetin e Pensilvanisë, përcjell albinfo.ch.
Zvicra shihet si e shkëlqyer në shumë fusha në Raportin e Vendeve më të Mira, si biznesi, duke siguruar një cilësi të lartë të jetës dhe duke qenë një lider në inovacionin.
Të anketuarit në studimin e konsiderojnë Zvicrën vendin më të mirë në aspektin e stabilitetit ekonomik.
Me një histori neutraliteti që shtrihet nëpër shekuj, vendi ka katër gjuhë zyrtare, duke pasqyruar udhëkryqin e saj gjeografi.
Diskutime rreth kësaj post