Në fillim të këtij viti, Rudina Dembacaj vendosi që të bënte publike lidhjen e saj të re me ish-deputetin, Mark Frroku. E ftuar në emisionin “Rudina”, moderatorja dhe aktorja e njohur foli për herë të parë për romancën, planet që kishte dhe për marrëdhënien me fëmijët e Mark Frrokut.
Sot Rudina ka postuar disa foto me fëmijët e tij, duke faktuar në këtë mënyrë edhe deklaratën e saj se ka arritur t’i rikthejë buzëqeshjen.
“Jam prezantuar me fëmijët e Markut. Tashmë jemi një familje. Nuk e di nëse do t’ja dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë ja kam arritur mrekullisht”, u shpreh disa ditë më parë Rudina.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post