Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayışman u bënë prindër për herë të parë vetëm 3 ditë më parë. Në 5 maj erdhi në jetë, Efehan. Ditën e sotme, janë bërë publike video dhe foto nga dalja e parë e çiftit së bashku me të birin.
Teksa dilnin nga spitali, ata kanë folur dhe për ndjesinë e të qenit prind. Tolgahan falenderoi Zotin që Almeda dhe i biri janë mirë, ndërkohë ish-missi është shprehur se ndihet sikur është mbi re.
Almeda shfaqej në formë mjaft të mirë dhe rrëzëllitëse, dhe mbi të gjitha, e lumtur bashkë me partnerin dhe Efehan.
Në prononcimin e tij të parë, Tolgahan ka treguar më herët dhe për të gjithë eksperiencën:
“Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lodhur. Lindja zgjati shumë. Kam hyrë në sallë, por nuk e kisha menduar kaq të vështirë. E përgëzoj bashkëshorten time. Lindja normale nuk qenka aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje Almedës. Lindja zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi. Unë jam një njeri që qaj me vështirësi, por edhe gurët pëlcasin.
Të gjithë që e shikojnë thonë se më ngjan shumë. Tek pjesa e gojës i ngjan nënës, por pjesa sipër është kopje e imja. Edhe Almeda sa e mori në dorë ‘është kopja jote’ më tha. Do të shpërndajmë edhe foto së shpejti.”
Video:
Diskutime rreth kësaj post