Mes konkurrentëve solo dhe grupeve, në Festivalin e Këngës në RTSH konkurron edhe një familje! Po, e lexuat mirë.
Albina Kelmendi hyri në skenë me prindërit, motrën dhe vëllain, me këngën “Duje”.
Ju mund ta njihni atë nga “The Voice Albania” ose disa prej projekteve muzikore të cilat këngëtarja ka publikur më pas.
Në këtë edicion, është vendosur që kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion do të zgjidhet nga vetë publiku, përmes votave me SMS.
“Festivali i Këngës” vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor.
Diskutime rreth kësaj post