Një bust për Konstantinos Katsifas dhe një rrugë me emrin e tij. Ky është propozimi i kryebashkiakut të qytetit argons në Mikenë, që ka gjetur edhe mbështetjen e këshillit të qytetit.
Dimitri Kambosos dha njoftimin nëpërmjet një videoje të shpërndarë në internet. Ai u shpreh se do t’i jepet emri i Konstantin Katsifas një rruge në pjesën jugore të qytetit Argos si dhe ngritjen e një busti sepse “është mirë të prezantojmë historinë tonë moderne”, tha Kambosos.
Dimitris Kambosos kritikoi edhe zgjedhjen e opozitës për të mos votuar për asnjë nga dy rezolutat që ai ka ngritur. Ai e ka quajtur vrasje vdekjen e 35-vjeçarit, ndërsa nuk ka ngurruar të kritikojë ashpër edhe krerët e dy shteteve, Rama dhe Tsipras.
Diskutime rreth kësaj post