Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj në një intervistë televizive ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.
Në fjalën e tij, Malaj është shprehur se kreu i qeverisë Edi Rama i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm Partisë Socialiste pasi sipas tij bëri krushqi politike me njerëzit që kanë pasur lidhje me botën e krimit.
‘‘Për fat të mirë nuk kam qenë në rrethin e ngushtë të tij. Kemi qenë në mënyrë simetrike të baraslarguar nga njëri tjetri. Ai në korsinë e tij, me të cilën i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm Partisë Socialiste, sepse ai arriti të bënte krushqi politike edhe me njerëzit e kriminalizuar.
Jemi i vetmi parlament në botë që bëmë ligj për dekriminalizmin e deputetëve. Janë bërë deputetë me votë populli, ne i dekriminalizojmë. I bëmë kryetarë bashkie, i bëmë deputetë, i vumë në poste drejtuese. Çfarë është kjo? Kjo është cënim i qeverisjes së një vendi. Kjo mënyrë mentaliteti, do të prodhonte, krizë, dhe ne jemi në krizë,” tha Malaj.
Diskutime rreth kësaj post