Ish konkurrenti i ‘Përputhen’ na ka bërë të gjithëve konfuz në lidhje me moderatoren e njohur, Bora Zemani, pasi është përfolur shumë për një lidhje mes tyre.
I ftuar ditën e djeshme në “Abc e Pasdites”, Atdheu foli për situatën e bujshme, marrëdhënien e tij misterioze me Bora Zemanin.
Atdheu bëri pikërisht atë që ka bërë së fundmi, ku mohoi lidhjen me Borën, por flet pafundësisht me nënkuptime për të, prandaj publiku vazhdon të mbetet i paqartë për marrëdhënien e tyre e cila përflitet se ishte dhe shkaku i ndarjes së moderatores me Bora Zemanin.
Ndërkohë ai publikoi më vonë në InstaStory një video ku mbahet dorë për dore me një vajzë, e cila ka veshur një xhaketë rozë njësoj siç kishte veshur Bora Zemani në emisionin e djeshmë të “Përputhen” dhe ka të njejtën ngjyrë thonjsh që kishte edhe Bora Zemani.
Ky mund të jetë një tjetër ngacmim i Atdheut që nuk di të ndalet dhe duket se zhurma që ka shkaktuar për lidhjet me vajzat po i shijon shumë.
Diskutime rreth kësaj post