Shkelzen Berisha eshte paraqitur sot ne SPAK. Siç shihet në këtë foto, Shkëlzen Berisha mbante në duar dhe një dosje dhe ka hyrë në derën e SPAK, i vetëm, i pashoqëruar nga ndonjë avokat.
Nuk dihet ende arsyeja përse Shkëlzen Berisha është thirrur në SPAK.
SPAK ka ende në proces hetimi dosjen e ‘boronicave të arta’ në fabrikën e ngritur pranë Gërdecit.
Hetimi nisi pas publikimit të faktit se djali ish-kryeministrit Sali Berisha në dhjetor të vitit 2018 kishte firmosur një kontratë blerje prej 1.8 milionë euro për disa prona, truall, tokë dhe ndërtesa në Marqinet një zonë mes Vorës dhe Gërdecit. Ndërkohë këto prona ishin të rënduar me barrë hipotekore ndaj bankave me një vlerë prej 5,4 milionë euro.
Diskutime rreth kësaj post