Politologu Ilir Kalemaj, e cilëson si diçka të paprecedentë që projektligji për buxhetin e vitit 2024 të kalojë në seancë parlamentare për 5 minuta dhe pa diskutim.
Gjatë një interviste Kalemaj tha se buxheti është më i rëndësishmi në ciklin një vjetor të Kuvendit, më i ndjeshmi për buxhetet e qytetarëve dhe për investimet kapitale.
“Ne nuk pamë që të kishte debate as në komisione, as online, pamë vetëm që Kryeministri bëri një gjysmë turi për ti treguar popullit se sa i mirë është buxheti, i cili është dyfishuar. Atëherë për çfarë kemi nevojë për opozitën në Kuvend? A kemi nevojë për oponencën ndaj këtij buxheti 7 miliardë euro. Ky debat për herë të parë ka kaluar pa debat, thjesht me kartona, me një seancë pa mbushur 5 minuta në mënyrë të paprecedentë. Këto janë format e vetme për të penguar aktivitetin normal. Nëse 45 deputetët e opozitës të zgjedhur dy vjet më parë, përbëjnë pjesën kryesore të legjitimitetit opozitar, bazuar në votën e 730 mijë votuesve nuk merret parasysh, jemi në kushtet e një autoritarizmi konkurruesi. Zoti Rama është vetë zot vetë shkop, ka në dorë të gjithë pushtetet. Zotin Beqaj i cili sot është në SPAK e gradoi para dy muajsh, përveçse menaxhonte ndihmën e fondeve të huaja, si t’i varësh ujkut mëlçinë në qafë, e gradon dhe e bën kryenegociator me BE“, tha ai.
I pyetur nëse opozita po imponohet me nismën e marrë, shtoi se një nga mënyrat si mund të faktorizohet është mënyra proceduriale, formale, me interpelanca apo komisionet hetimore.
Kalemaj deklaroi se në momentet që një mazhorancë arrogante ia ka hedhur poshtë mbledhjen e komisioneve hetimore se aty mund të dalin shumëçka, siç ishte rasti i inceneratorëve, kanë vendosur që të mos lejojnë më komisione hetimore edhe kur janë me objekt specifik.
Sipas tij, një veprim si i tillë i opozitës me bllokimin e seancës dhe tymuese, nuk mjafton që ajo të vijë në pushtet, por ka nevojë për protesta, për bojkot të institucioneve dhe unifikimi i opozitës, në një konfederatë apo në një mënyrë tjetër.
Diskutime rreth kësaj post