Ministrja Elisa Spiropali, u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikOn’ se PS matet në zgjedhje me atë që ka bërë dhe atë që do të bëjë.
Spiropali: Ne po matemi në zgjedhje me atë që kemi bërë dhe atë që do të bëjmë. Ne shkojmë në Kamëz, në Vorë, në Kavajë dhe në fshatra. Ne bëjmë shkolla, ujësjellësa, ato që ata nuk i kanë bërë për dhjetëra vite që i kanë drejtuar këto bashkia. 53% e banorëve të Kamzës nuk janë të lidhur në rrjetin ujësjellës. U kanë thënë hajde ndërtoni aty dhe nuk kanë çerdhe dhe shkolla.
Lela: Ky duket si fjalim politik tani, për propagandë.
Spiropali: Po pse për çfarë kam ardhur këtu unë, për çaj dhe për kafe?
Lela: Jo për fjalim politik. E nisëm mirë.
Spiropali: Ne mund të flasim këtu edhe për Kafkën edhe për Ismail Kadarenë, edhe për Servantesin edhe për gjeni, por kemi ardhur për politikë.
Diskutime rreth kësaj post