Për “Black Friday” në SHBA blihen mbi 185 mijë armë
FBI ka shënuar rekord në kontrollet për blerjen e armëve këtë “Black Friday”, ditë kur të gjitha dyqanet i ulin çmimet për Ditën e Falënderimeve në ShBA, dhe jo vetëm. Në gjithë Evropën ka vazhduar avazi i këtij zakoni për t’i ulur çmimet, madje edhe në Kosovë.
Sipas komunikatës së lëshuar nga FBI, më 27 nëntor janë dorëzuar 185,345 kërkesa për kontrolle të armëve, që rrjedhimisht i bie po aq armë. Rekordi i kaluar ka qenë ai i vitit 2012, kur u patën dorëzuar 177,170 kërkesa për kontrolle, transmeton Koha.net.
Rekordi i kaluar ishte shënuar vetëm disa ditë pasi një person pati qëlluar mbi 20 persona në Sandy Hook Elementary School në Newtown.
Armët janë bërë një nga problemet kryesore në Amerikë, pasi që shënohen shumë vrasje gjithandej vendit.
Diskutime rreth kësaj post