Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, dhe aktivistët e tjerë të kësaj partie janë liruar në procedurë të rregullt pas arrestimit mëngjesin e sotëm. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Hetuesit policor të udhëhequr nga prokurori i shtetit kanë kryer veprimet hetimore me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të plotë të rrethanave që kanë karakterizuar ngjarjen. Si pasojë të gjithë aktivistët e arrestuar sot nga policia, janë liruar në procedurë të rregullt”, – ka deklaruar Borovci.
Kujtojmë se ata u arrestuan pas aksionit për pengimin e konferencës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova. Ngjarja ka ndodhur para Hotel Sirius në Prishtinë, aty ku pritej të fillonte konferenca e paralajmëruar në orën 10:00.
Diskutime rreth kësaj post