Ish deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, e cila gatë kohës që ushtronte ende mandatin e deputetes s në Parlamenti shqiptar, ndërmori në nismë e cila synonte që të rregullonte mediat sociale për të fshirë komentet fyese dhe me gjuhë të urrejtjes.
Kjo nismë nuk gjeti mbështetje nga politikanë të tjerë as nga ata të djathtët, e si e tillë ka mbetur në sirtarët e Kuvendit e ndërsa Bregu u akuza nga një pjesë e tyre se po rikthente kufizimin e lirisë së mediave.
Por nisur nga miratimi i një ligji të ngjashëm sot në Gjermani, Bregu i është rikthyer edhe një herë qëllimit që ajo kishte për mediat, duke mos ngurruar që të akuzojë edhe vetë deputetët përfshirë këtu edhe të partisë ku ajo ishte e zgjedhur se preferojnë më shumë që të mbajnë media që kanë funksion sharës.
Reagimi i plote i Majlinda Bregut
Prej sot ne Gjermani ka hyre ne fuqi ligji i cili i detyron kompanite e medias sociale( Facebook, Tëitter, You Tube), ose te fshijne komentet me gjuhe urrejtjeje dhe permbajtje te dhunshme brenda 24 oreve, ose do te gjobiten me 50 milione euro gjobe. Para një jave Komisioni Europian prezantoi një liste me udhëzime per mediat sociale se si te permiresojne fshirjen e komenteve automatike nga faqet e tyre duke mos lejuar njekohesisht edhe ripostimin e tyre.
Te dyja keto zhvillime vijne pas vendimit te Gjykates se Strasburgut i cili denoi nje portal mediatik ne Estoni pas padise qe. Je kompani estoneze beri ndaj tij. Para gati dy vjetesh propozova, sigurisht ne nje permase me te vogel, qe mediat online ne Shqiperi te merrnin persiper te fshihnin komentet me gjuhe urrejtje qe cenojne dhe rrezikojne dinjitetin e njeriut, ose administratoret e tyre te perballeshin me pasojat ligjore.
Ne fakt i hapa vetes nje dere me te madhe nga ku gjirizi i injoranteve dhe turlisharesve me pagese, te merrte rrekene e sulmeve te reja. Me ” vizionaret” me akuzuan se po ju ktheja nenin famekeq te Agjitacion Propagandes komuniste; “elitaret” kishin hallin se ky propozim ligjor po te miratohej do te mbyste lirine e shenjte te shprehjes e te fjales ne Shqiperi; dhe ata qe paguheshin si shares me pagese nga zgerqet e partive politike ( perfshi timen), u bene me te zellshem ne sulme dhe me aktive ne felliqesi, qe te justifikonin normen ditore te pune-sharjes.
Nuk kam asnje mundesi ta ndjek inisiativen time ligjore ne Parlament. Por vazhdoj te besoj fort se rregullimi ligjor dhe/ ose vetrregullimi i botes se online eshte domosdoshmeri ne Shqiperi. Qofte online, ne telefon, snap a telegram poste, e drejta per te respektuar e mos cenuar tjetrin eshte universale. Medium mund te nderrojne emer sipas teknologjive te reja, por njerezimi nuk i iken ketij parimi edhe pse vulgariteti ka gjetur keto kohe nje perandori te re qe eshte bota online. Kur nuk ka rregulla, norma e kulture sjelljeje kjo perandori masive njeh vetem nje arme: lincimin publik.
Dhe nje shoqeri ku e verteta ben me pak lajm se sa genjeshtra me e trashe, e ka me te rende gjoben e bashkejeteses me teknologjine.
Diskutime rreth kësaj post