Por pas kthimit, nuk respektoi rregullat e autoriteteve britanike për të bërë karantinë 14 ditore pas kthimit në Londër. Këngëtarja me famë botërore nuk u izolua sipas rregullave, por organizoi dhe mori pjesë në festimet e ditëlindjes së saj disa ditë më vonë.
Për këto veprime, Rita Ora ka reaguar duke kërkuar falje publike që nuk respektoi protokollin e detyrueshëm të vendosur nga autoritetet.
“Pasi u ktheva në Britani, duhet të kisha ndjekur këshillat e qeverisë dhe të isha izoluar për periudhën e caktuar. Nuk i ndoqa këshillat e qeverisë dhe kërkova falje. Kërkoj sërish falje dhe doja të shtoja se jam testuar më pas dhe vijoj të mbetem negative për koron.avir.us. E njëjta gjë vlen edhe për anëtarët e familjes time. E kuptoj që fjalët e një ylli të popit nuk mund të kenë shumë peshë, sidomos nga dikush që ka thyer rregullat, sikurse jam unë. E kuptoj që dikush mund të ndjekë edhe shembullin tim. Mesazhi im është i thjeshtë, mos e bëni. Faji dhe turpi që kam përjetuar këtë javë për gabimin tim, nuk ja vlen. Vazhdoni të dëgjoni këshillat e qeverisë dhe të heronjve të shëndetësisë”, është shprehur Rita Ora.
Diskutime rreth kësaj post