Mediet italiane kanë përcjellë informacioni se shqiptari Sokol Dervishi i thirur me nofkën “Codino” (bishtaleci i arrestuar në janar të 2019 është penduar.
“Bishtaleci”u arrestua nga autoritet italaine si person i lidhur me mafia e Viterbos, që ka lidhje me mafian kalabareze Ndrangheta. Grupi kriminal vepronte nën koamdën e shqiptarit Ismail Rebeshi dhe Dervishi konsiderohej si krahu i djathtë i tij.
Ai u arrestua gjatë operacionit të koduar “Erostrato” dhe mediat italiane shkruajnë se Dervishi ka vendosur të bashkëpunojë me autoritetet italiane duke zbardhur elementë të rëndësishëm të mafias viterbeze.
Sokol Dervishi, krahu i djathtë i Ismail Rebeshi ka vendosur të flas më 19 nëntor të 2019 duke kërkuar gjykim të shkurtuar për bashkëpunim me policinë. Madje ka befasuar avokatët mbrojtës të të arrestuarve të tjerë.
Para magjistratëve të antimafias italiane Sokol Dervishi ka rrëfyer mbi aktivitetin e grupimit kriminal deri më nëntor të 2018, momenti kur u arrestua dhe kreu i tij Isnail Rebeshi.
Sipas rrëfimeve të tij Rebeshi kishte një rol të dorës së parë si brenda klaneve shqiptare ashtu dhe në ato italiane me bazë në Kalabri. Jepte urdhëra e komandonte aktivitetin kriminal. Pas arrestimit të tij drejtimin e kishte marrë vëllai i vogëli Ismail Rebeshit, David Rebeshi.
Rrëfimet e Sokol Dervishit janë regjistruar nga Antimafia Italiane në 2 seanca të ndara e zbardhin detaje dhe mbi të arrestuarit e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Diskutime rreth kësaj post