Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se referuar rezultateve, numri i pacientëve të shëruar, atyre që identifikohen si të prekur, dhe shtrimeve në spital, është optimiste.
Përsa i takon hapjes së vendit, Pipero tha se momenti më i keq për transmetimin e sëmundjes është kur njerëzit ndalojnë dhe takohen mes tyre.
“Kjo është e vetmja gjë që më tremb, sepse virusi transmetohet nga spërklat. Transmetueshmëria e virusit dhe virulenca e virusit ka rënë. Nëse më parë duheshin 15 minuta për t´u infektuar, sot duhen shumë më tepër”, tha Pipero.
Ai shtoi se qytetarët duhet të mbajnë maskat në rastet e transportit publik, ndërkohë që nuk k apse të mbahet maska në rast se qytetarët janë në lëvizje.
Pipero tha se kjo hapje graduale mund të na krijojë një ekspozim me virusin, por jo duke u sëmurur, por duke krijuar atë që njihet si imunitet.
Diskutime rreth kësaj post