Nga fshati Ravonik ku zhvilluan takimin e radhës në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Socialiste në pushtet kërkoi mandatin e tretë si shpërblim për punën e bërë deri tani dhe projektet madhore që janë në rrugë e sipër.
Drejtuesi politik i qarkut Korçë, Ministri i Mrbojtjes Niko Peleshi listoi një sërë investimesh të bëra realitet gjatë këtyre viteve që më herët as mund të imagjinoheshin, ndërsa nga ana tjetër premtoi se katër vitet e ardhshme të mandatit të tretë do të jenë pikënisje e rritjes së ekonomisë familjare bazuar në premtime konkrete.
Deklarata e Peleshit:
“Në këto tetë vite kemi qeverisur mirë, shumë më mirë sesa ata të parët. Mbase jo aq perfekt sa do të duhej, por jemi njerëzor. Mandati i parë ka qenë një mandat i ringritjes, më pas vijuam me rilindjen urbane me 450 milion euro në kuadër të këtij programi. Jemi duke zhvilluar programe infrastrukturore të mëdha dhe kërkojmë një mandat të tretë për të vijuar punët me një ritëm edhe më të madh. Tani është momenti që të flasim për projekte që vite më parë nuk i çonim dot në mend. Unë siguroj se nuk do të matemi me hijet e së shkuarës por me sigurinë e të ardhmes.
Ato që ne premtojmë sot janë premtime që vijnë nga shifrat dhe nga puna. Ne i kemi konkrete premtimet tona. Kemi realitet pagën minimale 300 mijë lek dhe që në janar të 2022 të shkojë në 400 mijë lek. Ne sot kemi hequr taksat për naftën. Arsyeja pse kërkojmë një mandate të tretë është për të na dhënë mundësinë që tani që kanë dalë në sipërfaqe financat dhe mundësitë tona për të bërë punë, të kalojmë në një fazë tjetër dhe të mos kthehemi prapa. Ata që janë përballë nesh dhe që duan të vijnë në pushtet janë ata që kanë shkaktuar gjithmonë probleme.”– iu drejtua Peleshi banorëve të fshatit Ravonik.
Diskutime rreth kësaj post