Zëvendëskryeministri ende në detyrë, Niko Peleshi, foli nga qyteti i Korçës për marrëveshjen e arritur një ditë më mes dy liderëve kryesorë në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha.
Peleshi tha se me këtë marrëveshje ne treguam se pushteti nuk është demagogji dhe se ai nuk ka kuptim nëse nuk iu kthehet shqiptarëve.
Më tej, ai iu drejtua të gjithë atyre që, sipas tij, janë hidhëruar nga lëshimet e bëra ndaj opozitës, duke iu thënë se pushteti nuk i intereson Partisë Socialiste, por hapja e një faqeje të re të Shqipërisë.
“PS dhe Edi Rama kanë bërë së fundi një gjest të marrëveshjes së arritur, që tregon se pushteti nuk është demagogji. Pushteti nuk ka kuptim, nëse nuk iu kthehet shqiptarëve, ndaj dhe kushdo që është hidhëruar për lëshimet e bëra ndaj PD, ne i themi që nuk është pushteteti që na intereson, por hapja e një faqeje të re të Shqipërisë”, tha Peleshi.
Diskutime rreth kësaj post