Mbi 2.6 milion besimtarë muslimanë nga e gjithë bota janë bërë bashkë në pelegrinazhit e Haxhit në vendet e Shenjta të Islamit në Arabinë Saudite që konsiderohet si më i madhi në histori nga organizatorët. Në prag të ditës së Kurban Bajramit, ata u ngjjitën në malin e Arafatit
Mijëra e mijëra Besimtarët myslimanë u ngjitën në malin Arafat ku profeti Muhamed besohet të ketë mbajtur predikimin e tij të fundit 14 shekuj më parë.
Të veshur me rrobat e bardha, burra dhe gra nga çdo cep i globit janë të bashkuar në lutje në atë që njihet si Mali i Mëshirës.
Nuk kanë munguar edhe përlotjet.
Dita e Arafatit që paraprin ditën e festës së Kurbanit ka rëndësi të vecantë për muslimanët, ndaj ata agjërojnë dhe i luten zotit.
Si një nga 5 shtyllat e fesë islame, pelegrinazhi në vendin e shenjtë të Mekës është detyrim për çdo mysliman e myslimane së paku një herë në jetën e tij, nëse ka mundësi.
Rreth 2.6 milionë myslimanë përllogaritet se ishin pjesë e Haxhit këtë vit në vendlindjen e Profetit Muhamed, qyteti më i shenjtë i fesë islame.
Deri të shtunën, atje do të mbahen ritualet në Qabe dhe në vende të ndryshme pranë Mekës.
Përpara pandemisë, në Haxhin e 2019-tës morën pjesë rreth 2.5 milionë myslimanë nga e gjithë bota, por dy vitet pasuese Arabia Saudite e uli në mënyrë drastike numrin e pjesëmarrësve, për shkak të virusit.
Në vitin 2022, afro 900.000 pelegrinë u lejuan të udhëtonin në Mekë dhe të vizitojnë varrin e Profetit Muhamed në Medinë, duke përfshirë rreth 780.000 myslimanë nga jashtë.
Këtë vit, zyrtarët sauditë thonë se do të jenë dëshmitarë të pelegrinazhit më të madh në histori.
Kur’an Bajrami, apo Festa islame e sakrificës nis të mërkurën që është dita e tretë të Haxhit.
Diskutime rreth kësaj post