Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, akuzoi Kinën për “veprime të papërgjegjshme” , pas ndërprerjes të bashkëpunimeve në sektorë kyçe me Uashingtonit dhe tha se veprimet e fundit të Pekinit në Tajvan, treguan se Kina po largohet nga praktika e zgjidhjes, në mënyrë paqësore të problemeve dhe po shkon drejt përdorimit të dhunës.
Komentet e tij erdhën ndërsa avionët dhe anijet kineze kryen një stërvitje sulmi në Tajvan sot, thanë zyrtarët nga Taipei, si pjesë e veprimeve të Pekinit pas një vizite nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në fillim të kësaj jave.
“Hakmarrja e Kinës duke pezulluar proceset dypalëshe në tetë fusha kyçe, duke përfshirë mbrojtjen, ndërkufitar dhe ndryshimet klimatike, është ndër lëvizjet që do të ndëshkojnë të gjithë botën, jo vetëm SHBA-në“, tha Blinken në një konferencë shtypi në Manila.
Diskutime rreth kësaj post