Kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin e sapozgjedhur të Internacionales Socialiste, kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez. Këtë e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në Facebook.
“Me Presidentin e sapozgjedhur të Internacionales Socialiste, kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez”, shkruan Rama në foton që ka publikuar në Instagram.
Ndërkohë kryeministri ndodhet në Madrid ku mori pjesë në Kongresin e XXVI të Internacionales Socialiste. Sanchez do të drejtojë familjen globale të të majtëve, duke zënë kështu vendin e ish-kryeministrit grek Jorgo Papandreu, i cili kishte në këtë detyrë që prej vitit 2006, më shumë se 16 vite.
Diskutime rreth kësaj post