Quhet Viktor Lishavsky nga Rusia dhe nëse dënohet nga gjykata, 37-vjeçari do konsiderohet pedofili më i keq në histori, raporton Daily Mail.
Sic shkruan e perditshmja britanike, pedofili rus është akuzuar për përdhunim e më shumë se 900 vajzave nën moshën 13-vjeç si edhe për veprime seksuale të dhunshme.
Ndërsa ditën merrej me biznesin e tij, një dyqan për riparimin e këpucëve, gjatë natës sulmonte rregullisht vajzat adoleshentë nën kujdesin e tij ligjor gjatë një periudhe 5 vjeçare.
Ai u arrestua në Komsomolsk-on-Amur kur një nga vajzat i tregoi mësuesit që të saj që lajmëroi policinë.
Më parë Lishavsky kishte qenë kreu u një kishe ungjillore në Amursk në Lindjen e Largët të Rusisë.
Vajzat e tjera nën kujdestarinë e tij filluan të ta denonconin duke dhënë detaje sesi ato mereshin një nga një në banesë dhe ai abuzonte seksualisht me ta.
Kur u akuza në fillim zyrtarët thanë se bëhej fjalë për 729 akuza për sulme seksuale, por tani numri ka arritur në 919.
Diskutime rreth kësaj post