Pedagogu Roland Lami u shpreh se reagimi i Bashës sot është i mirëmenduar duke parë veprimet që po merr ai në lidhje me ata që po e mbështesin Berishën.
Lami tha se Berisha dhe Basha, të dyja janë duke u shndërruar në oksigjen për Ramën, duke theksuar se të dy po mundohet të marrin mbështetjen e fomunit rinor dhe atij të gruas.
“Reagimi i Bashës është i mirëmenduar duke parë veprimet që po merr ai në lidhje me ata që po e mbështesin Berishën. Lufta është formalizuar dhe kampet janë përqendruar. Prandaj po mundohen që të luftojnë për grupin rinor dhe forumin e gruas. Oksigjeni që qarkullon nga Foltorja e Berishës dhe nga deklaratat që jep Basha kundrejt Berishës, nuk është se ka një surprizë se kush do të ngjisë më shumë për të fituar këtë betejë. Prandaj ka një ligjërim të tilla ku hidhen teza baltosëse. Edhe fakti që Basha drejton PD akoma është një oksigjen për Ramës sepse ka treguar se është lider i dobët dhe nuk ka fituar dot.
Po ashtu nëse e merr partinë Berisha, ai mund të shndërrohet në një oksigjen për Ramës, duke mos e rrëzuar dot nga pushteti. Pra, në këtë pikë të dyja palët thonë një të vërtetë. Këtë gjë duhet ta përcaktojnë demokratët pastaj. Jemi në një situatë ku po tentohet që të merret drejtimi i PD-së duke siguruar shumicat në parti. Ndërsa forumi i gruas dhe ai rinor kanë shumë mbështetës. Prandaj Basha jo në mënyrë rastësore, duke shfrytëzuar mungesën e mandateve, po mundohet të rihapë garën që t’i ketë nën kontroll këto forume. Edhe Berisha po e shfrytëzon nga ana e tij, duke u mbajtur pas statutit”, tha Lami për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post