Pedagogu Ermal Hasimja ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Facebook” ditën e sotme një shkrim mbi tekstet shkollore dhe çfarë ato trajtojnë. Të ilustruar me foton e një libri Hasimja del kundër trajtimit të figurës së Marksit, teksa i konsideron tekste kriminale.
Sipas tij Marksi përbuzte fenë, predikonte se problemi themelor ishte prona private, donte luftën e klasave, donte ekonomi të centralizuar socialiste dhe të tjera ide të cilat Hasimja i paralelizon me periudhën e komunizmit në Shqipëri.
Shkrim i plotë:
“Gomarllëqet që i mësohen brezit të ri:
Domethënë: Marksi është gjenial, komunizmi është i përsosur si teori, por nuk u aplikua siç duhej. Mbi një shekull komunizëm, 160 milion viktima komuniste në botë dhe ka ende njerëz që mendojnë se fajin për këtë e kishin liderët dhe jo modeli!
A i lexon njeri këto tekste kriminale përpara se të botohen?!
Cili parim i komunizmit nuk u zbatua në Shqipëri, Rusi, Kinë, apo Gjermaninë Lindore?
Marksi predikonte se problemi themelor ishte prona private: komunistët e zhdukën.
Thoshte se duhet diktaturë me armë për të imponuar idetë e tij: a mund të ishte më diktaturë se ajo që provoi gjysma e Evropës?
Marksi përbuzte fenë: e zhdukën.Marksi donte luftën e klasave: kockat e ajkës së intelektualëve shqiptarë, rusë, gjermanë janë shpërndarë kudo ku donin komunistët dhe një pjesë ende nuk janë gjetur.
Donte ekonomi të centralizuar socialiste: shqiptarëve ua mblodhën edhe pulat për t’i futur në kooperativë.
Çfarë dreq pjese i mbeti komunizmit pa zbatuar?!
Kjo nuk është injorancë! Është nostalgji e kalbësirave kriminale që në mes të tmerrit e mjerimit e ndjenin vete sipërorë sepse Partia i bëri vegla të saja për t’u shtypur kokën gjithë të tjerëve.
Turp! Një shoqëri që është përdhunuar 50 vjet dhe nuk ka kuptuar asgjë!”-shkruan Hasimaj.
Diskutime rreth kësaj post