Pedagogu Roland Lami shprehet se nisma e PS-së kësaj radhe për shkarkimin e Presidentit Meta është e vendosur, ndryshe nga hera e parë.
I ftuar në emisionin ‘Breaking’, Lami tha se presidenti mund të shkarkohet nëse shkel Kushtetutë apo bën tradhti të rëndë.
Sipas pedagogut, shkarkimi i Metës nuk është i lehtë. Lami shtoi se sipas Komisionit të Venecias, Meta nuk ka bërë shkelje të rëndë.
“Kuvendi kërkoi një opinion nga Komisioni i Venecias për shkarkimin e Metës, ku u konstatua që presidenti përmes aktit të ndërmarrë ka bërë një kapërcim të kompetencës. Pavarësisht këtij kapërcimi, nuk kemi të bëjmë me një akt të rëndë që justifikon shkarkimin e Metës”, – tha Lami teksa komente Komisionin e Venecias.
I pyetur a duhej të jepte Meta dorëheqjen, pedagogu tha: “Presidenti ndoshta ka parë që hapësira në të cilën lëviz presidenca është shumë e madhe dhe mundësia për ta atakuar është e vogël.
E parë kështu ka garancinë sipas presidentit, se edhe Gjykata Kushtetuese do ta refuzojë propozimin e marrë nga Kuvendi për shkarkimin e tij. Nëse e siguron këtë nga Gjykata, Presidenti do dalë nga i fajshëm në një president që ka qëndruar në përputhje me Kushtetutën. Por Gjykata Kushtetuese mund ti japë të drejtë Kuvendit, e mund të na faktojë se presidenti ka bërë shkelje të Kushtetutës”. – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post