Analisti dhe pedagogu i njohur Zylyftar Bregu u shpreh mbi situatën aktuale të politikës në vend duke thënë se nuk e sheh Bashën si një drejtues të opozitës dhe me shumë mundësi ai do pranojë dorëheqjen detyruar dhe nga rrethanat.
“Numri i delegatëve, qëndrimi i deputetëve janë episode deri në datën e Kuvendit dhe nuk di të them nëse Basha do e pranojë por pas asaj nëse Berisha e përmbush skenarin, ndoshta e pranon.
Ai e ka të vështirë të shkojë drejt dorëheqjes por mund të bëjnë rrethanat që ajo të jetë rruga e vetme për të.
Mendoj se dhe deputetë të tjerë do bashkohen me Berishën për shkak të sjelljes së tij, komunikimin nuk e ka asin më të fortë, qoftë të brendshëm, administrativë, me koleg”, u shpreh Bregu për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post