Pedagogia Mimoza Manxhari tha se është dakord që të bëhet vettingu për pedagogët duke thënë që kryeministri Edi Rama, ta fillojë këtë veprim që nga ajo.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se student nuk duhet të jetë klient për institucionin.
“Kryeministri ta fillojë vettingun me mua, pa dyshim që është i nevojshëm. Jeta ime është auditori dhe pastaj kërkimi dhe pasuria dhe plotësimi i jetës time. Studenti nuk duhet që të jetë klient, pra që të jetë një e ardhur për institucionin, arsimin me qëllim që të mbahet institucionin. Arsimi krijon brezin.
Unë ndjej keqardhje se si mund të jetë një profesor pa zë, dhe në atë mbledhje dëgjova vetëm një kryeministër dhe nuk pashë askënd që ta replikonte dhe e dyta që t’i thoshin po, filloni vettingun”- tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post