Kreu i sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi ka paralajmëruar protestën e radhës të pedagogëve. Ai tha se pedagogët do të mbajnë protestë ditën e premte, 14 tetor, ora 11:00, për rritje të rrogës dhe cilësisë së arsimit të lartë, ku do të vendoset në bashkëbisedim me studentët për vijimin e bojkotit dhe protestat.
Ndërsa theksoi se nuk do të negociojnë për rritjen e pagave dhe se vendimi për të bojkotuar mësimin më deri 17 tetor është ende në fuqi.
“Tarifa e studentëve të kthehen në shërbim për interesin e studentëve dhe jo për rritjen e pedagogëve. Ne e kemi caktuar, duam rritje 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër. Niveli i rritjes së pagës nuk është as sa indeksimi, është e papranueshme. Do të mblidhemi në protestë të premten, 14 tetor, ora 11:00. Atëherë do të marrim një vendim duke diskutuar me studentet. Duam një arsim të lartë serioz. Negociojmë kohën për 20%, por 30% nuk e negociojmë sepse ai është negociuar nga 50%. Nga rritja e rrogës pritet të përfitojnë rreth 5 mijë punonjës”, tha kreu i sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi.
Kërkesat e pedagogëve
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publik
Diskutime rreth kësaj post