Nesër është paralajmëruar se do të mbahet protesta e radhës nga pedagogët, të cilët e kanë quajtur protestë kombëtare, ku kreu i PD, Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bën thirrje që të gjithë të marrin pjesë në këtë protestë, teksa inkurajon pedagogët që të vazhdojnë bojkotin.
“Vazhdon, i pamposhtur, bojkoti dhe protesta kombëtare e universiteteve. Të gjithë në protestë! sb”, shkruan kryetari i PD-së, Berisha.
Kujtojmë që nesër protesta do të mbahet në orën 11:00 në Korpusin Qëndror të UPT-së.
Diskutime rreth kësaj post