Haxhi Çollaku, ka mbetur i vrarë pasditen e djeshme në Itali, në zonën e Padovas. Ai ka refuzuar të ndalonte në një postbllok dhe ka përplasur një nga karabinierët që po i bënte shenjë të qëndronte mjetin.
Mirëpo, 55 vjeçari nga Shqipëria ka refuzuar dhe e ka “ngjeshur” pas një makine tjetër, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë.
Në këto kushte, oficeri tjetër ka hapur zjarr dhe e ka lënë të vdekur shtetasin shqiptar me katër plumba.
Fqinjët janë shprehur të tronditur për ngjarjen, për mediat vendase në Padova.
Ata kanë thënë se Haxhi Çollaku dhe bashkëshortja e tij kishin 30 vite që jetonin në dhe njiheshin si intelektualë.
Vitet e fundit çifti ishte divorcuar dhe burri ishte raportuar disa herë në polici për përndjekje.
“Ishin dy profesorë matematike”, – thotë fqinji.
“Na tha se ishte inxhinier dhe se jepte matematikë në Shqipëri, kurse ajo (gruaja) ishte profesoreshë universiteti, ajo jepte edhe matematikë. Në fakt, në Padova ai (Haxhi Çollaku) mësonte studentë në shtëpi që duhej të përgatiteshin për provime”, ka thënë fqinji.
“Për fqinjët gruaja ishte gjithmonë shumë e sjellshme, si dhe vajza e saj, tashmë në moshë, që jeton me të. Ndërtesa ku ata jetojnë përbëhet nga katër kate dhe çdo kat me katër apartamente: është e pamundur të gjesh dikë që nuk konfirmon bashkëjetesën paqësore të nënës dhe vajzës me fqinjët”, shkruan media italiane Il Mattino.
Dinamika e ngjarjes në Padova, Itali
Gruaja e kishte denoncuar Haxhi Çollakun për përndjekje dhe mes të dyve, sipas informacioneve të para të mediave vendase, po zhvillohej një mosmarrëveshje e vështirë gjyqësore.
Kur 55-vjeçari është shfaqur nën dritaret e apartamentit të ish-partneres së tij, ajo nuk kishte asnjë dyshim: ajo e kuptoi që situata ishte e rrezikshme dhe vendosi të telefonojë menjëherë 112.
Hetimet që po zhvillohen tani do të jenë ato që do të duhet të rindërtojnë dinamikën në detaje.
Mund të ndodhë që të dy kanë folur në telefon përpara se gruaja të vendoste të kërkonte ndihmë.
Apo se ajo thjesht e pa nga dritarja ish-burrin dhe kjo mjaftoi për ta paralajmëruar.
Ose, e fundit, ata mund të jenë takuar dhe 55 vjeçari është larguar.
Karabinierët në vendngjarje dhe hetimet e mëpasshme
E sigurt është se ish-bashkëshortja e Haxhi Collakut nuk është ndjerë e sigurt me të në shtëpi dhe për këtë ka thirrur karabinierët, të cilët kanë shkuar me një patrullë në vendngjarje.
Karabinierët e kanë identifikuar burrin nga Shqipëria.
Sipas Il Mattino, ata i shpjeguan qartë se duhej të largohej dhe se nuk mund të qëndronte aty sepse kishte një paralajmërim që të mos afrohej në atë zonë, ku ishte ish-bashkëshortja.
Dhe Haxhi Çollaku në fillim dukej se e kishte kuptuar, dukej i vendosur të rifillonte hapat e tij, por më pas situata shpërtheu papritur dhe gjithçka përfundoi në tragjedi.
Shqiptari është kthyer pas me një makinë dhe ka përplasur një nga karabinierët, duke e “ngjeshur” pas një makine tjetër.
Në këto kushte, kolegu i tij ka hapur zjarr dhe e ka lënë të vdekur në vend.
Një hetim për çështjen u hap nga prokurori Marco Brusegan, i cili mbërriti dje në vendngjarje për të verifikuar personalisht se çfarë ndodhi; hetimet iu besuan karabinierëve. Ndërkohë, u mblodhën dëshmitë e para. Vendimtare do të jetë dhe dëshmia e oficerit të plagosur.
Diskutime rreth kësaj post