Në ditën Ndërkombëtarë të të Drejtave të Njeriut, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka deklaruar se çështja çame përbën ende një plagë të historisë sonë kombëtare. PDIU shprehet e bindur për të vijuar deri në fund betejën për të zgjidhur çështjen çame.
“Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, çështja çame përbën ende një plagë të historisë sonë kombëtare, por edhe të drejtave universale të njeriut. PDIU dhe Shoqata “Çamëria” vlerësojnë kontributin e viteve të fundit të aktorëve të shoqërisë shqiptare, që i kanë dhënë zë ndërkombëtar kësaj çështjeje, si shprehje e vullnetit të çdo shqiptari.
Trysnia pozitive e Shoqatës “Çamëria” dhe PDIU-së do të vijojë deri në zgjidhjen finale të çështjes çame, që është kthimi i shqiptarëve të Çamërisë në vatrat e tyre, me të gjitha të drejtat etnike e civile që u takojnë. Ne besojmë tek drejtesia europiane e institucionet e saj.
Është e paparanueshme që sot e kësaj dite mbi anëtarët e komunitetit çam vazhdojnë pasojat e Genocidit duke bërë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut siç është lëvizja e lirë ( pengimi i të moshuarve ), mos gëzimi i pronës dhe kthimit në atdhe”, thuhet në deklaratën e PDIU të shpërndarë për mediat
Diskutime rreth kësaj post