Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka prezantuar hapat e radhës së partisë së tij në Këshillin Kombëtar. PDIU do të kërkojë ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për të zbardhur ngjarjen e qershorit 1944, si dhe regjistrimin e të zhdukurve e të vrarëve gjatë gjenocidit grek.
“Hapat jetikë që do fillojmë së bashku. E para, krijimi i komisionit të posaçëm parlamentar për çështjen çame, deputetë të PDIU dhe të tjerë do të kërkojnë zbardhjen e ngjarjeve të qershorit 1944. E dyta, regjistrimi i të zhdukurve, të vrarëve dhe atyre që humbën jetën gjatë gjenocidit grek mbi popullsinë çame, Organizata Botërore për të Zhdukurit do ketë gjithë të dhënat për të afërmit tanë. Ky është një detyrim i joni i madh moral”, tha Idrizi.
Mjaft i ashpër është treguar me klasën politike, ku z. Idrizi tha se çështja çame duhet të kthehet në një motiv krenarie, dhe jo të përdoret si rezervuar votash. “Ata janë të trembur prej të dhënave që vijnë nga matja e opinionit publik për rritjen e madhe të PDIU, dëshmi e së cilës janë anëtarësimet e shumta që nuk rreshtin asnjë ditë”, vijoi ai.
Diskutime rreth kësaj post