Pavarësisht deklaratave të përfaqësuesve të opozitës, se bllokimi i rrugëve nuk ka asnjë kosto për qytetarët, mesa duket kjo gjë nuk ka ndodhur.
Mësohet se 8 ambulanca me të sëmurë e kanë pasur të pamundur të shkojnë në spital për shkak të bllokimit të rrugëve nga protestuesit e PD.
Por një rast i paprecedentë është regjistruar me një të plagosur nga qyteti i Fierit. Ai ishte në gjendje të rëndë, por përfaqësues të PD kanë dyshuar për vërtetësinë e saj duke e menduar si një inskenim nga qeveria.
Për këtë arsye një prej protestuesve të tyre ka hapur derën e ambulancës për të parë të sëmurin. Kjo gjë ka shkaktuar zemërim dhe tek familjarët e të plagosurit.
Diskutime rreth kësaj post