Gjykata e Tiranës ka pushuar akuzën për 5 nga 6 të arrestuarit si pjesë e çështjes “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milion euro. Ky vendim i Gjykatës së shkallës së parë nuk është pranuar nga Prokuroria e cila e ka çuar çështjen në Apel.
Lidhur me këtë vendim, ka reaguar menjëherë dhe Gazmend Bardhi i Partisë Demokratike. Ai shprehet se gjyqtarët e Taulantit mund të pushojnë hetimet, por nuk do munden kurrë të ndalojnë zbardhjen e të vërtetës.
Reagimi i plotë i Bardhit
“Njësoj si shefi i tij Edi Rama, Taulant Balla, është i shqetësuar nga procesi demokratik i përzgjedhjes së kandidatëve nga Partia Demokratike. Këta nuk durojnë dot asnjë model europian, si ky që ne zhvilluam dhe u konsiderua risi për të gjithë rajonin.
Ndërsa Edi Rama është i shqetësuar, se e kanë evidentuar si të vetmim Kryetar Partie që kandidatët i përzgjedh me krimin e organizuar, Taulant Balla ka patur hallin e mbylljes së hetimeve të Toyota Yaris e 3.4 milionë euro të kapura të padeklaruara. Ky është një krim i pazbardhur.
Gjyqtarët e Taulantit mund të pushojnë hetimet, por nuk do munden kurrë të ndalojnë zbardhjen e të vërtetës. Herët apo vonë, mbështetesit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë.
Shqipëria kërkon një shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj – që mposht krimin, ringjall ekonominë dhe kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.” tha Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post