Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së verifikimin e formularit të vetëdeklarimit për dy deputetë të Kuvendit, Aqif Rakipi dhe Gjetan Gjetani.
Sipas shkresave të PD-së drejtuar këtyre institucioneve, të sigurara nga Top Channel, ka të dhëna informale se këta deputetë janë në kushtet e ndalimit për të kandiduar apo zgjedhur pasi kanë rekorde kriminale në Itali.
“Për këtë arsye kërkojmë nga ana juaj që në zbatim të detyrimit të parashikuar nga neni 8 i këtij ligji, të bëni verifikimin e plotë të të dhënave. Kjo kërkesë e jona, bëhet në kushtet kur pavarësisht fakteve të njohura botërisht, institucioni juaj nuk ka kërkuar verifikimin e plotë të të dhënave kryesisht, në përputhje me pikën 4 të nenit 8 të ligjit nr 138/2015”, thuhet në kërkesën e PD.
Diskutime rreth kësaj post