Kryetarja e Lidhjes Demokrate të Gruas, Albana Vokshi, deklaron se të martën do të kete nje protestë te grave demokrate para Kryeministrisë kundër dhunës, në mbrojtje të të drejtave te tyre.
Vokshi nëpërmjet një deklarate për mediat të dielën paradite pohon se “Në emër të grave demokrate, do të protestojmë, por jam e sigurt se në emër të çdo gruaje, vajze dhe nëne sot në vend, dua të dënoj ashpër gjuhën dhe sjelljen fyese, të paprecedentë, që ka ushtruar në seancën e fundit në parlament ndaj zonjave, kolegeve Deda dhe Halimi”.
“Ne gratë do te protestojmë jo vetëm për Albina Dedën dhe Arbiola Halimin, por edhe për zonjat Merjeme Dilishi (Suku) dhe Mirela Neli, kandidate për deputete te Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, që u kërcënuan e dhanë dorëheqjen për t’i hapur rrugën një personi me precedent penal. Ne do te protestojme edhe për Silvana Maksutin, kandidate për deputet e LSI për Durrësin, që e detyruan të mos e pranojë vendin e deputetes”, tha Vokshi.
Diskutime rreth kësaj post