Një javë pasi palët dhanë sinjale pozitive për të shkuar me një rezolutë të përbashkët për Kosovën në Kuvend, demokratët konfirmojnë se diskutimet me maxhorancën kanë dështuar.
Pas mbledhjes së grupit të demokratëve, Gazment Bardhi e Sali Berisha apeluan në këto dy ditë që kanë mbetur sërish një thirrje në adresë të shumicës.
Por seanca e të enjtes do gjejë jashtë Kuvendit një pjesë të deputetëve të grupit parlamentar për shkak të përjashtimit nga punimet e Kuvendit mes të cilëve edhe vetë kreun e grupit parlamentar.
Si Bardhi e Berisha ironizuan vendimin e marrë nga kryesia e Lulzim Bashës, e cila të hënën përjashtoi nga anëtarësia kreun e grupit parlamentar.
Qëndrimet e Berishës e Bardhit vijnë vetëm dy ditë përpara seancës së posaçme parlamentare për Kosovën ku pas përjashtimeve të disa deputetëve demokratë temperaturat politike në sallë duket se do jenë të larta mes palëve.
Diskutime rreth kësaj post