Përplasja e kreut të PD-së në Gramsh me policinë ka ndezur debat mes forcave politike.
Pas publikimit të videove ku shfaqej Elmas Haruni duke përdorur një fjalor banal ndaj policisë ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balli, i cili është shprehur se PD duhet të kërkojë ndjesë zyrtare për njëriun e tyre në Gramsh.
Ndërkohë si kundërpërgjigje e këtij reagimi vjen një postim i Genc Strazimirit nga PD, i cili nxjerr në pah një video ku shfaqet kryeministri Rrama duke iu kundërvënë një qytetari me një fjalor me pullë të kuqe.
“Se kjo edukate na ka mbajt gjalle”…P.S. Ne vend te pergjigjes per Edvinin e Librazhdit, qe tani njihet si derrkuci i Toyota Yaris…’ shkruhet krah videos së Strazimirit.
/Gazeta Express/
Diskutime rreth kësaj post