Nuk pëfshihet në kalendarin e kësaj legjislature votimi i kandidatëve për anëtarë të komisionit për hapjen e dosjeve
Zgjedhja e komisionereve që do të jenë pjesë e institucionit të posaçëm për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, nuk është përfshirë në kalendarin trejavor të Kuvendit. Me sa duket, ky ligj do të mbetet i pazbatuar edhe për vitin që vjen. Dosjet e sigurimit nuk do të happen dhe spiunët e të gjitha palëve do të vazhdojnë të qetë karrierën e tyre në politikë, në administratën shtetërore, por edhe në media e shoqëri civile, kudo ku gjenden ata.
Ndërkohë që pritej ngritja e komisionit për hapjen e dosjeve brenda këtij sesioni parlamentar, gjithçka është shtyrë për në sesionin e ardhshëm, ndoshta edhe pas zgjedhjeve të 2017. Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare nuk ka përfshirë në kalendarin tre javor të Punimeve të Kuvendit, i fundit për këtë sesion parlamentar, votimin e kandidatëve për anëtarë të komisionit për hapjen e dosjeve.
Diskutime rreth kësaj post