Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës të hetojë dhe pezullojë nga detyra Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.
Thirrja vjen një ditë pas padisë ndaj Arta Markut. Deputeti Enkelejd Alibeaj ka dalë sot në selinë e PD duke deklaruar se kryeprokurorja i ka shërbyer një qëllimi këto 9 muaj, shkatërrimin e ekipit që po heton Tahirin dhe shpërbërjen e ekipit që po heton Shullazin.
“Në mënyrë të qëllimshme dhe aktive, Arta Marku, gjatë 9 muajve në krye të prokurorisë i ka shërbyer vetëm një qëllimi: shkatërrimin e ekipit që po heton Saimir Tahirin dhe shpërbërjen e ekipit që nxori para drejtësisë, Emiljano Shullazin. Me këtë detyrë Arta Marku u emërua në mënyrë të paligjshme nga Edi Rama në krye të prokurorisë dhe, duke goditur prokurorët e të dy dosjeve, e realizoi qëllimin brenda 9 muajsh.
Opinioni publik u njoh ditën e djeshme me padinë e Partisë Demokratike ndaj kryeprokurores që, në shpërdorim të detyrës, i shërbeu Edi Ramës dhe krimit, për dështimin e hetimeve ndaj Saimir Tahirit”,- deklaroi Alibeaj.
Deputeti i PS u shpreh se “mediat kanë sjellë prova që faktojnë se, pasi largoi Elisabeta Imerin nga çeshtja Tahiri, Arta Marku, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe Besim Hajdarmatën, në të njëjtën ditë që u kërkua sekuestrimi i pasurive miliona euroshe të Habiljave dhe i audit të famshëm të Saimir Tahirit, AA 003 GB, me të cilin Habiljat bënin trafik ndërkombëtar droge”.
Sipas deputetit demokrat, shpërdorimi i detyrës nga Arta Marku është një çështje që kërkon hetim të shpejtë nga Prokuroria e Tiranës, për të mos lejuar shkatërrimin e mëtejshëm të çështjeve Tahiri, Shullazi apo ndonjë dosjeje tjetër për të cilën është shqetësuar Edi Rama.
“Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë së Tiranës të urdhërojë pa vonesë pezullimin nga detyra të Arta Markut dhe të nisë hetimin ndaj saj. Është po kaq urgjente nevoja për të verikuar:
– Cilat janë lidhjet direkte apo indirekte të Arta Markut me Edi Ramën.
– Çfarë komunikimesh ka Arta Marku me Engjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar ato në shkatërrimin e hetimeve për “Tahirin” dhe zvarritjen e ccështjes “Shullazi”.
– Çfarë i kanë kërkuar kryeprokurores Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj apo ndonjë deputet tjetër socialist.
– Hetimet duhet të qartësojnë a ka patur kryeprokurorja kontakte me avokatët apo të dërguar të Emiljano Shullazit”, tha më tej Alibeaj.
Ai theksoi se është po aq e rëndësishme të hetohet me shpëjtësi baza ligjore për çdo emërim, lëvizje, transferim në prokurori, që nga koha kur në krye të saj është Arta Marku.
“Hetimi pa vonesë për padinë penale të opozitës dhe pezullimi i Arta Markut nga detyra është shërbimi më i madh që prokurorët e ndershëm mund t’i bëjnë drejtësisë, duke mos lejuar që një kryeprokurore e përkohshme, shërbëtore e krimit, t’i bëjë Shqipërisë një dëm të përhershëm”, përfundoi deputeti i PD.
Deklarata e plotë e deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj:
“Në mënyrë të qëllimshme dhe aktive, Arta Marku, gjatë 9 muajve nëkrye të prokurorisëi ka shërbyer vetëm një qëllimi: shkatërrimin e ekipit që po heton Saimir Tahirin dhe shpërbërjen e ekipit qënxori para drejtësisë, EmiljanoShullazin.
Me këtë detyrë Arta Marku u emërua në mënyrë të paligjshme nga Edi Rama në krye të prokurorisë dhe, duke goditur prokurorët e të dy dosjeve, e realizoi qëllimin brenda 9 muajsh.
Opinioni publik u njoh ditën e djeshme me padinë e Partisë Demokratike ndaj kryeprokurores që, nëshpërdorim të detyrës, i shërbeu Edi Ramës dhe krimit, për dështimin e hetimeve ndaj Saimir Tahirit.
Mediat kanë sjellë prova që faktojnë se, pasi largoi ElisabetaImerin nga çeshtjaTahiri, Arta Marku, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe Besim Hajdarmatën, në të njëjtën ditë që u kërkua sekuestrimi i pasurive miliona euroshe tëHabiljave dhe i audit të famshëm tëSaimir Tahirit, AA 003 GB, me të cilin Habiljat bënin trafik ndërkombëtar droge.
Shpërdorimi i detyrës nga Arta Markuështë njëçështje që kërkon hetim të shpejtë nga Prokuroria e Tiranës, për të mos lejuar shkatërrimin e mëtejshëm tëçështjeve Tahiri, Shullazi apo ndonjë dosjeje tjetër për të cilën është shqetësuar Edi Rama.
Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë së Tiranës të urdhërojë pa vonesë pezullimin nga detyra të Arta Markut dhe të nisë hetimin ndaj saj.
Është po kaq urgjente nevoja për të verifikuar:
Cilat janë lidhjet direkte apo indirekte të Arta Markut me Edi Ramën.
Çfarë komunikimesh ka Arta Marku me Engjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar ato në shkatërrimin e hetimeve për “Tahirin” dhe zvarritjen e çështjes “Shullazi”.
Çfarëi kanë kërkuar kryeprokurores Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, ErmonelaFelaj apo ndonjë deputet tjetër socialist.
Hetimet duhet të qartësojnë a ka patur kryeprokurorja kontakte me avokatët apo të dërguar tëEmiljanoShullazit.
Gjithashtu, është po aq e rëndësishme të hetohet me shpëjtësi baza ligjore për çdo emërim, lëvizje, transferim në prokurori, që nga koha kur në krye të saj është Arta Marku.
Hetimi pa vonesë për padinë penale të opozitës dhe pezullimi i Arta Markut nga detyra është shërbimi më i madh që prokurorët e ndershëm mund t’i bëjnë drejtësisë, duke mos lejuar që një kryeprokurore e përkohshme, shërbëtore e krimit, t’i bëjë Shqipërisë një dëm të përhershëm”.
Diskutime rreth kësaj post