Partia Demokratike ka lajmëruar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme mesditën e sotme.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat mëngjesin e kësaj të hëne, PD bëri me dije, se “Në orën 11:30 në selinë e PD-së do të ketë një dalje të jashtëzakonshme për mediat”.
Nuk dihet ende motivi i kësaj konference, ndërkohë që kujtojmë se prej ditësh PD, mban konferenca të posaçme plotë akuza për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
PD akuzon ministrin se ka bërë të pamundurën që të shpëtojë vëllanë e tij Agron Xhafaj, nga vuajtja e dënimit në Itali.
Vëllai i ministrit të Brendshëm rezulton i dënuar në shtetin fqinj me 7 vjet e 2 muaj burg, nën akuzën e trafikut të drogës.
Diskutime rreth kësaj post