Deklaratat e forta të ministrit të Jashtëm gjerman Gabriel kundër bojkotit të opozitës, çadrës dhe kërkesës së saj për qeveri teknike ndryshe s’ka zgjedhje, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ana e PD.
Duke bërë që opozita të mos zhgënjejë edhe në këtë rast dhe duke e nxjerrë Gabriel nazist nga preardhje, dhe komunist nga zgjedhja.
Madje numri dy i qeverisë gjermane, që është detyruar që pas çdo fjalie të theksonte se kjo është pikëpamja e qeverisë gjermane, sipas militantëve të çadrës së PD e ka pasur babanë nazist.
Ndërkohë që tashmë gazetari i së djathtës Basir Çollaku në rrjetin social facebook e ka akuzuar se nëse do kishte mundësi ligjore, do të votonte pëqr PS dhe Ramën. Madje e akuzon Gabriel, numrin dy të qeverisë gjermane se nuk kupton asgjë, domethënë ia fut kot.
“Gabriel nuk kupton…ai sipas shtypit italian(qe do e publikojme per info) si ka folur 25 vjet me babane e tij dikur nazist..
Sigmar Gabriel, ministri i jashtem gjerman, nuk kupton shume gjera, nje nder te cilat perse Shqiperia eshte droge e gjitha. Ai se kupton kete ndaj nuk e tha e nuk e permendi. Gazetaret e nderuar se pyeten se mos nerzitej Rama.
Pastaj shoh nje eufori gazetaresh te pavarur qe jane lumturuar nga deklarata e Gabriel. Pyesnit Madje me shume se Rama. Zoti Gabriel po te kishte mundesi vote ne Shqiperi do votonte PS, mos kini dilema. Mua me pelqeu deklarata e ministrit gjerman.
Ai nuk e kupton. Fort mire. Ai nuk kuptoi mbase as daljen e Anglise nga Europa, apo shtete te tjera euroskeptike. PD eshte ne proteste dhe nuk ka perse leshon aspak terren pas nje deklarate dashamirese per Ramen nga nje i ngjashem politik.
Zoteria i beson sherbimeve gjermane qe na kane sjelle raportin se ne Shqioeri ka mbi 380 zona te kultivimit te droges. Ndaj une u besoj gjermaneve te informuar..”, shkruan Çollaku
Diskutime rreth kësaj post