Partia Demokratike e ka kthyer tashmë çdo të enjte në ditën e mbeldhjes së Grupit parlamentar në çadrën e protestës. Edhe sot deputetët mbajnë fjalime nga çadra. Ish-kryeministri Berisha ka shpërthyer në kuza ndaj një diplomati evropian, që sipas opozitës u kërkoi partrive të vogla të braktisin PD e të futen në zgjedhje.
“Para disa ditësh erdhi një misionar, mblodhi partitë e vogla të opozitës. Ta kishte dërguar kominterni i Stalinit ndryshe nuik mund të fliste. Çfarë u tha drejtori që erdhi nga Brukseli kryetarëve të partive opozitare. U tha lëreni PD, ta kalbim në çadër dhe futuni në zgjehdje të merrni mandate më shumë. Erdhi të dnërtojë opozitrën e ndërtuar sipas Edi Ramës.Sigurisht ti nuk erdhe nga kominterni, se ka dekada që ka ëprfunduar në koshin e historisë. I sigurt jam se nuk more porosi nga Komisioni i BE se ndërtohet mbi vlera demokratike, por ti erdhe këtu ose si anëtar i klbuit 4700 euro metri katror, ose erdhe si anëtar i klubit të kanabisit të Edi Ramës. Ata burra që takove ti atë ditë, përfaqësues të partive aleate, i kanë këtu anëtarët prej 56 ditësh, dhe më dëgjo tani se edhe emrin nuk ta di por do ta them një fjalë: Nqs ata nuk do kishin ardhur në cadër me vullnetin e lirë, me besimin te vota, Edi Rama do tu kishte bërë atyre çdo shpërblim. Nëse nuk do ishin në çadër Edi Rama do ishte i gatshëm tu falte secilit nga një magazinë si ato të Përmetit. Erdhe këtu të blesh mandate për llogari të Edi Ramës, turpi të mbuloftë. Thirrja ime për KE, largoheni nga komisioni këtë njeri. Largojini njerëzit e korruptuar nga komisioni”.
“Edi Maska i tmerruar nga çadra, njëllloj si makbethi nga krimi, do t’i thoshte gazetarit se për muan aty ëhstë thjeshtë nje lëtër ku shkruhet tokë e xanun. Tani dua t’i them dy-tri gjëra zotërisë. Së pari t’i mendove se mund të fyesh ata që përdorin foljen ‘xanun’, mirëpo harron se ata sot janë shumicë në diellin shqiptar. Ky është akt përçarës i turpshëm. Por harron se ata, dhe secili prej tyre kudo që janë, janë 10 herë, 100 herë më njerëz se sa ti. Sepse ata, i thonë Shqipërisë Shqipëri dhe e duan këtë vend qindra mijëra herë më shumë se ti. Ata i thonë fmailjes familje, dhe nuk ndajnë kurrë konceptin që ti ke për familjen. Dhe i bindur të jesh ti se janë të gatshëm në çdo kohë të bëjnë ty që Lana të duket vaft floriri, të marrësh atë që meriton. Ti sillesh si skuth duke u zënë me gazetarët, edhe njëherë, guxo po deshe”, deklaroi Berisha./
Diskutime rreth kësaj post