Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në një situatë të sikletshme teksa nën presionin e SHBA-së i kërkohet që të largojë nga Kuvendi Sali Berishën, ndërsa ky i fundit thotë që nuk e dorëzon mandatin dhe në 10-qershor do të jetë në Kuvend.
Fatbardh Kadilli, duke komentuar qëndrimet e SHBA-ve thotë se ai ishte një vendim politik nga DASH dhe duhej të kishte një përgjigje politike nga Berisha ose vetë PD.
“PD nuk mund të futet në izolim nga SHBA, qoftë edhe për një lider historik. Opozita është aktualisht e çalë, demokratët janë të ndjeshëm ndaj raporteve me SHBA. Kali ynë i betejës është lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.”, – tha Kadilli për ABC.
Sipas Kadillit, lideri i demokratëve prej vitesh ka qenë i pazoti për të propozuar një opozitë të re, ndërsa shton se Lulzim Basha nuk ka pasur ndonjë herë ndonjë strategji dhe “ishte i papërgatitur që do t’i humbte zgjedhjet.”
Kadailli, i cili garoi për kreun e PD, thotë se ai do të vijojë të bëjë opozitë dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe demokratët e tjerë, pa pritur që të marrin udhëzime.
“Mendoj që secili nga ne në opozitë duhet të japë kontributin e vet. Unë do bëj opozitë në mënyrën time. Do propozoj idetë e mia. Unë kundërshtar kam Edi Ramën. Nuk shoh kë kam anash…Nuk luftohet korrupsioni me postime në rrjetet sociale.”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post